DYLON

OAK ankohet në MTI për barrierat që po i shkaktojnë vendet fqinje biznesit tonë!

OAK ankohet në MTI për barrierat që po i shkaktojnë vendet fqinje biznesit tonë!
Avatar photo Redaksia

Një delegacion i OAK-ut, i kryesuar nga drejtori i Bordit, Skender Krasniqi, drejtori ekzekutiv Ismet Mulaj, si dhe zyrtarja për komunikim me biznese,  Donika Gashi, patën një takim në MTI, ku u pritën nga ministri, Valentin Toci me bashkëpunëtorë.

Krasniqi e njoftoj ministrin Toci për të arriturat e OAK-ut si dhe problemet me të cilat po ballafaqohet biznesi vendor, sidomos për problemet që po i shkaktojnë vendet rajonale.

Po ashtu, Krasniqi e bëri me dije ministrin Toci edhe për sfidat që i ka biznesi për të investuar në Kosovë, sidomos mungesën e infrastrukturës dhe problemet për qasje në energji elektrike.

EkoHigjiena

Ndërsa, Mulaj, përmendi si shqetësim problemet që ka biznesi me Serbinë dhe Maqedoninë. Serbia po e bllokon me barriera jo tatimore peshkun e Kosovës, ndërsa Maqedonia po i bllokon produktet me origjinë shtazore.

Ministri Toci e përgëzoj OAK-un për punën që është duke e bërë në të mirë të ndërtimit të një ambienti më të mirë për të bërë biznes në Kosovë dhe premtoj delegacionit nga OAK-ut se me urgjencë do të merren në trajtimin e rasteve të ngritura.

Po ashtu si shqetësim i përbashkët u përmend marrëveshja e CEFTA-së, e cila biznesit vendor po i krijon shumë problem.

Të dyja palët u pajtuan që OAK e ka vendin në Komitetin për Zhvillim Kombëtar, vend ku debatohet për interesin e biznesit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.