DYLON

OAK adresoi kërkesat e sektorit minerar edhe tek Ministri Mustafa

OAK adresoi kërkesat e sektorit minerar edhe tek Ministri Mustafa
Avatar photo Redaksia

Ndryshimi i udhëzimeve administrative të cilat kufizojnë marrjen e tokës në shfrytëzim me kohëzgjatje deri maksimumi 5 vjet dhe 5 ha, subvencionimi i produkteve në bazë të sasisë, krijimi i një strategjie afatmesme dhe afatgjatë për sektorin e bujqësisë, aplikimi i granteve në agroturizëm dhe krijimi i investimeve strategjike ishin disa nga çështjet e diskutimit në takimin ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Besian Mustafa.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi uroi Ministrin Mustafa për pozitën dhe falënderoi për gatishmërin e tij që në fillimet e punës së tij, për realizmin e këtij takimi njoftues që ka të bëjë me krijimin e kanaleve të komunikimit për adresimin e çështjeve të shumta që bizneset po përballen.

Krasniqi theksoi që Oda e Afarizmit të Kosovës tashmë dy vite ka paraqitur problemin e sektorit minerar dhe mineral që ka të bëjë me mungesën e harmonizimit të ligjeve dhe Udhëzimeve Administrative, ku ndër të tjera kërkohet ndryshimi i:

EkoHigjiena

· Udhëzimit Administrativ Nr.10/2010, Neni 4 paragrafi 13.7 dhe paragrafi 13.8 të cilat kufizojnë kontratat e shfrytëzimit të tokave në 5 vite dhe 5 ha;

· Udhëzimit Administrativ MA – Nr 12/2005 paragrafi 1.b i nenit 8 obligon bizneset të paguajnë për shfrytëzim të pyjeve dhe tokës pyjore për destinime tjera ku vlera e shtimit vjetor të masës drunore për 25 vjet për pyjet cungishte dhe 60 vjet për pyje trungishte pa e shfrytëzuar atë pjesë;

· Udhëzimit Administrativ MA-Nr.16/2007 Neni 1 paragrafi 7 që obligon bizneset të paguajnë taksë 0.20€/m², për vit për ndërtim të përkohshëm, që dmth 2000€ për ha;

· Vendimi për Ndalimin e Përkohshëm të Ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme të MBPZHR i datës 20/07/2010;

Tutje Krasniqi shpreh gaditshëmeri që të bashkëpunojë në krijimin e produkteve strategjike, të cilën shumë shtete e praktikojnë dhe që në Kosovë shihet një mungesë e produkteve të tilla. Gjithashtu, ai theksoi edhe propozimet e biznesve si subvencionimi i produktit në bazë të sasisë së tij në mënyrë që të rritet prodhimi dhe eksporti në Kosovë dhe vendosja e fitopatologëve të duhur në dogana.

Ndërsa Nënkryetari i bordit Arsim Selmonmusaj përgëzoi Ministrin Mustafa për pozitën dhe theksoi se OAK së bashku me bizneset që përfaqëson është e hapur për bashkëpunim, duke dhënë kontributin e saj në fushat që lidhen me këtë digaster.

Pronari i biznesit Guri SHPK, Idriz Zejnullahu theksoi që bizneset e këtij sektori po dëmtohen tej mase për shkak të kufizimeve që rrjedhin prej këtyre udhëzimeve administritative.

Ministri Mustafa falendërojë odën për vizitën dhe që këto çështje të ngritura që po i prekupohen bizneset do të i merr parasysh dhe shprehu gaditshmërinë për bashkëpunim të ndërsjelltë. Gjithashtu, Ministri Mustafa ka treguar se MBPZHR-ja, përmes programeve mbështetëse për agrobizneset vendore, synon rritjen e prodhimtarisë bujqësore, zëvendësimin e importit dhe rritjen e eksportit të këtyre produkteve, si dhe përmirësimin e aftësive konkurrueseve të agrobizneseve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.