• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

O njerëz, nuk po akuzohemi për keqpërdorime, por për krime kundër njerëzimit!

Redaksia 2LONLINE 7 Nëntor, 2020 7 min
 O njerëz, nuk po akuzohemi për keqpërdorime, por për krime kundër njerëzimit!

Nëse diçka e mbajë të shenjtë, është pjesëmarrja ime në UÇK, dhe luftërat tjera, dhe se nuk jam në asnjë parti politike, edhe se kam miq dhe ka njerëz të mirë në të gjitha partitë shqiptare, sikurse ka edhe njerëz tjerë në to, dhe se mundem lirshëm me shpreh mendimin tim!

 Nga: Ismajl Baftijari – ish ushtar i UÇK-së                    –                    2LONLINE.com  

Mos u gëzoni o (disa) njerëz të gjakut tim, se potencialisht nuk është ka akuzohet kush për keqpërdorim e pasurim në mënyrë të paligjshme por për krime kundër njerëzimit!

E besoj se për momentin disa së jeni në gjendje as që doni ta kuptoni realitetin, madje edhe disa kanë shpifur se gjoja ” e kanë bërë gjykatën për ta shpëtuar veten” ! (tash kur janë në Hagë u ranë për toke këto argumente disa dashakqinjëve, injorantëve dhe serbofilve),disa tjerë thonë se nuk e kanë ditur ! (nëse brenda atyre që e votuan ishte ish shefi i inteligjencës dhe ish koka e shtetit mjafton të kuptohet se sa kanë ditur ata).

Pyetja ime është e thjeshtë: A u miratua rezoluta për sqarimin e akuzave nga raporti i Dick Martyt?

Përgjigjja për ata që kanë harruar është PO! Në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës u debatua rreth raportit të ish-prokurorit zviceran Dick Marty, i cili akuzoi disa prej krerëve të ish – UÇK-së për krime të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe në fund pro rezolutës votuan 169 ndërsa kundër ishin tetë europarlamntarë.

Kjo Asamble i mbështeti në fund kërkesat për sqarimin e plotë të akuzave dhe u kërkua nga bashkësia ndërkombëtare, Kosova, Shqipëria dhe Serbia që të ndihmojnë hetuesinë për zbardhjen deri në fund e vërteta për pohimet lidhur me këto krime.

Shumë e lehtë ishte të lutej atëherë dhe të kërkohej që mos të votohej në parlamentin e Kosovës kjo gjykatë, por cilat ishin opsionet?

Opsioni i parë ishte rezoluta e OKB-së, që do ta themelonte një tribunal ndërkombëtarë për sqarimin e plotë të akuzave (ku Rusia, Kina dhe shtet tjera mos njohëse dhe kundërshtare e armike do të kishin rrol me gjithëçka në gjykatë ,duke filluar nga prokurorët e tutje)

Opsioni i dytë ishte që vetë Republika e Kosovës të merr përgjegjësin ndërkombëtare dhe të mirret seriozisht me ketë rezolutë të Asamblesë se Evropës !(diçka që u sugjerua dhe kërkua fuqishëm nga miqtë dhe aleatët tanë kryesorë ndërkombëtarë, të vetëdijshëm se nëse e kanë përkrahë intervenimin për liri , në bashkëpunim me një ushtri, në të cilën pretendohet se pjesëtarët e saj kanë bërë krime të tilla edhe ata bien në anën e palës së akuzuar).

Besoj se pajtohemi dhe nuk është zbulim se te dy opsionet ishin të vështira, të rënda dhe tejkalonin kufijtë e normales, sidomos kur bota e din kush bëri masakra në luftërat e ish-Jugosllavisë, e në Kosovë, edhe atë të cilësuara si më të tmerrshmet në Evropë pas luftës së dytë botërorë.

E kuptoni, kur je shteti e kombi nuk je më vetvetja, duhet të marrësh vendime të vështira edhe kur vetë je subjekt, po ky është tregues i pjekurisë shtetërorë dhe i sakrificës së vazhdueshme, edhe para 30 viteve ,edhe gjatë luftës kur në çdo moment mund të vriteshin edhe dje edhe sot(ketë lloj sakrifice të pa shembull-të se kuptojnë dhe s’ë duan ta kuptojnë edhe disa shqiptarë e aq ma pak disa ndërkombëtar) ,ky tregues sakrifice ka emër : UÇK.

Të gjendur në ketë situatë (për kundër që ushtarët e UÇK-së u akuzuan dhe disa edhe u dënuan padrejtësisht nga UNMIK, EULEX, e HAGA ,në një numër enorm),këta burrështetas murrën mbi supe të veta edhe një herë ketë peshë të rëndë e cila nuk do duhej ti lihej mbi supe shtetit të Kosovës, gjeneratave që vinë dhe historisë, duke themeluar vetë gjykatën!

Burrështetasit shqiptarë të Kosovës ishin dhe janë të bindur për luftën e pastër të UÇK-së, në kërkesat e miqve dhe aleateve (pa të cilët nuk e dijë a do ishim Ne),Në rëndësinë për sqarimin e plotë të akuzave, opsioneve ata e vendosën që Historia të shkruaj:

Në rezolutën e Asamblesë së Evropës, për kundër që raporti ishte përpiluar me iniciativën ruse dhe me ndihmën e Serbisë, ishte i pa bazuar dhe i papërgjegjshëm ,Shteti i Kosovës në situatë të rëndë tregoj se kishte burrështetas dhe shtet të së drejtës, duke themeluar vetë gjykatën dhe duke vendosur për sqarimin e plotë të akuzave të paraqitura në raport.

Ky ishte shembull në historinë e Evropës moderne dhe botës, lufta e UÇK-së u dëshmua si më e pastra në historinë e luftërave, dhe si guerilja më e suksesshme në histori, Udhëheqësit e shtetit dhe ish komandantët e luftës në veçanti u treguan të guximshëm, sakrifikues dhe qëndrim të burrështetasve me vendimet dhe orientimet e veta. Raporti i Dik Martit ishte asgjë tjetër pos një shpifje dhe njollë e zezë që kaloj si rezolutë në Asamble të Evropës”

Andaj, mos u gëzoni o (disa) njerëz të gjakut tim, Kjo është një sfidë e madhe e momentit ( Situatë për të cilën duhet bëhemi bashkë të gjithë pa dallim politik, fetarë e dallime tjera e ti japim orientimin e qëndrueshëm e kombëtar ), por një faqe e bardhë për Historinë, se me këta ish komandantë e ushtarë ka filluar dhe do përfundoj çdo proces i madh historik dhe ne do jemi krenar dhe faqebardhë dhe më të fuqishëm se kurrë më parë.

Zoti na bekoj me këta trima, e burrështetas të cilët dëshmuan se në çdo kohë janë të gatshëm për sakrificë në funksion të kombit e shtetit, se shqiptarët janë vlerë universale dhe janë vetë drejtësia dhe paqja (jo si do tjerë (Serbët) që fshiheshin dhe u iknin drejtësisë).

Zoti e rujt popllin shqiptar që e pat emrin : UÇK, e përjetësoftë gjakun e dëshmorëve, martirëve etj, Zoti i ruajt këta trima e burrështetas, zoti e bekoftë Shqipërinë (Kosovën) dhe aleatët e miqtë tanë!

shikojeni Glauk Konjufcen i cili flet për rolin Rusë në raportin e Dik Martit
KETU

Etiketa:Gjykata Ismajl Baftijari Opinion UÇK
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Parashikimi i motit për pesë ditë

30 Janar, 2023
Policia

Policia e Kosovës arreston një person dhe sekuestron 107 kilogramë substancë narkotike

30 Janar, 2023
Art/Kult

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023
Gjilan

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023
Lajme të ngjashme

Pse të rritet tatimi për shtëpi e mos të ketë tatim për tokë?!…

29 Janar, 2023

Duhet forcë për ta ngritur vulën mbi dokumentet e fatit!

29 Janar, 2023

Obligimet ndërkombëtare, lak në fyt për Kosovën!

28 Janar, 2023

Asociacion edhe për komunat e Luginës së Preshevës

27 Janar, 2023

Amerikës, dy herë me i thanë jo, nuk bënë!

26 Janar, 2023

Të vonuar dhe të dëmtuar!

25 Janar, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com