“O gjarpër i zi me kufi mos bon tregti”
Rinia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke shprehur mospajtimin e tyre me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Ata kanë vendosur pankarta me mbishkrime të ndryshme.
“O minak toka jonë është larë me gjak”, “O gjarpër i zi me kufi mos bon tregti”, kanë qenë këto disa nga mbishkrimet të cilat i drejtohen kryeministrit të vendit Isa Mustafa.
Kryetarja e të rinjve të AAK-së, Diellëza Hoti me këtë rast ka theksuar se si të rinj janë të zhgënjyer me gjendjen në Kosovë, dhe se kjo po ndodh për shkak të kryeministrit dhe presidentes që po tregohen jotransparent, raporton Indeksonline.
“Në bazë të këtij aktiviteti dëshirojmë tu bëjmë me dije se nuk jemi të kënaqur dhe kërkojmë që të na i marrin parasysh kërkesat tona për arsye se çështjet e demarkacioni të Malit e Zi dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe përbëjnë një problem të madh për neve. E lusim presidenten dhe kryeministrin të na marrin parasysh sepse kjo është çështje nacionale që na prek të gjithë ne”, ka thënë kryetarja e të rinjve të AAK-së.
Ata kanë paralajmëruar vazhdimin e aksioneve të tilla në rast se nuk merren parasysh nga kryeministri Mustafa dhe presidentja Jahjaga.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=179515
