Tre kundërshatarët e Shqipërisë në Grupin A shquhen për skandale, apati dhe duelin vëllazëror Xhaka, por për gazetën më të lexuar zvicerane, NZZ.ch, ndeshja Shqipëri:Zvicër parashihet si “atdheu kundër atdheut”.
Një shikim i kundërshtarëve të Shqipërisë
Franca
Pavarësisht se është vendi organizator, Franca ka problemin e skandalave mes shokëve të kombëtares, ku duket se do ndikojë në riaftësimin e saj. Trajneri Deschamps, më shumë se trajnimet duhet të marrë psikologë për ta minimizuar problemin e skandalit seksual dhe shantazhit mes Karim Benzemas dhe Valbuenas.
Sa i takon Shqipërisë, Franca është shprehur se kualitetet e Shqipërisë nuk çudisin më askënd. Shqipëria ka një fitore, një barazim dhe katër humbje kundër Francës.
Rumania
Shteti ballkanik ka një revansh për ti paguar Zvicrës, ndaj humbjes 1:4 në KB 1994. “Kemi diçka të hapur kundër Zvicrës,” tha trajneri rumun, Anghel Iordanescu.
Klubi njihet për mbrojtje solide dhe rezultate të mira gjatë historisë së saj të futbollit. Shqipëria fatkeqësisht kundër Rumanisë ka zhvilluar nëntë ndeshje, prej të cilave, shtatë humbje dhe dy barazime. Do duhet ta bënim “sefte” kundër tyre.
Zvicra
Ndeshja kundër Shqipërisë dhe Zvicrës cilësohet si ndeshje e nervave, pasi është mjaft e rëndësishme duke qenë edhe loja e parë. Zvicra ka gjashtë lojtarë më rrënjë shqiptare, ndërsa Shqipëria ka dhjetë lojtarë, të cilët janë rritur dhe mësuar në Zvicër. Shtuar këtu faktin që Taulanti (Shqipëri) dhe Graniti(Zvicër) për herë të parë do ndeshet kundër njëri tjetrit si vëllezër për dy kombëtare të ndryshme.
“Është dueli “Atdheu kundër atdheut”, pasi gjashtë shqiptarë luajnë në Zvicër ndërsa 10 lojtarë të kombëtares shqiptare janë rritur në Zvicër,” shkruan e përditshmja zvicerane NZZ. “Ndaj Shqipërisë duhet të ketë respekt pavarësisht ranglistës të FIFA që e rendit të 38. Ajo testoi veten kundër Francës duke i nxjerrë një barazim në Paris dhe një fitore në Elbasan Arena, qershor 2015, 1:0” .
Fatkeqësisht edhe ndaj Zvicrës s’kemi asnjë fitore prej gjashtë ndeshjeve të zhvilluara (5 humbje dhe një barazim)./Bota sot/