poeti i ndjerë Fehmi KorçaNXITOJ E SHKOJ POETI
(Fehmi Korçës)
Me ty poet
kaluam shumë vjet
në të njejtin qytet
dhe hallet i kishim,njejt
E kujtoj
si,ne bijët e Dardanës
u rritëm si për vrimë
të gjilpërës
ikëm nga bijët e Satanës
ik nga njëri,ik nga tjetri
bashkë në rrugë
kurbeti
Me ty patem
shumë çaste takimit
nëpër orë letrare,
metropoleve të mërgimit
Patëm lënë fjalë
të shihemi te porta
kot u përpoqa
Sa shpejt nxitove
O,Fehmi Korça!
Shpirti i yt
Atdhedashuri veshur
nuk u trembej kohërave
kur kishte furtuna e breshër
Gjëthnjë ishe i buzëqeshur
Shkuarëjen tënde
aspak nuk e deshtëm
Po,çfarë të bëjmë?
Zoti kështu të dashti
Engjull të buzëqeshur
Po,si na ndau
Vdekja e pa besë
Spata kohë të falë
as lule,as shkresë
mbeta tue dënesë
Ti për kujtim
na i le veprat
Dhëmbje ndjenë Korçajt,e Lecajt
Nga dhimbja u tundën dhe kreshtat
Në vargun tënd
u poqa,u dogja
sa shpejt nxitove
O,Fehmi Korça
Ke lënë shumë shkresa
pa i hedhur në dritë
na i le neve,dhe vëlla Ganiut
të i ngrisim në piramidë
Vargun të e bartim
te njëri,te tjetri
kurrë nuk harrohet
as nuk vdes poeti
Kurrë nuk harrohet
Vepra e Fehmiut
E një poeti
të lindur në Gmicë
prore do mbetet
Ëmblemë e Shqiptarisë
/Shaban Cakolli/