DYLON

Nxirren nga vendi disa pllaka të varrezave ortodokse serbe, reagon komuna

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Sipas kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, Komuna e Vitisë me indinjatë të thellë ka pranuar lajmin se në qytetin e Vitisë janë nxjerrë nga vendi disa nga pllakat e varrezave ortodokse serbe. “Ky akt vandal ka për qëllim prishjen e situatës stabile që mbretëron në mes të gjitha komuniteteve të kësaj komune, njëherëit aktet e tilla vandale dhe të pamoralshme janë në kundërshtim të plotë me respektimin e të drejtave të njeriut, andaj komuna e Vitisë e dënon fuqishëm çdo lloj të këtij akti që mund të nxisë urrejtje ndëretnike dhe fetare, ndërsa kërkojmë nga organet e rendi respektivisht nga policia e Kosovës që kryesit e kësaj ngjarje të dalin para drejtësisë”, thotë në reagimin e tij kreu I Ko,munës |Sokol Haliti.

Më tej në ktë reagim të tij thuhet “Dëmtimi i varrezave çfarë do lloji qofshin ato është në kundërshtim me vlerat e shoqërisë në Kosovë dhe me traditën e tolerancës dhe të respektit ndërmjet njerëzve, religjioneve dhe kulturave të ndryshme. Çdo veprim ndaj varrezave të komunitetit serb është në kundërshtim të plotë me traditën dhe ligjet e Kosovës, me përkushtimin institucional të Vitisë për afirmimin e vlerave civilizuese evropiane’. /2lonline/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.