DYLON

Nxënësve të Velekincës u bëhet fusha sportive

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu i shoqëruar nga disa drejtorë të drejtorive komunale, kanë marrë pjesë në rregullimin e fushës së sporteve për shkollën “Mulla Idriz Gjilani”, në fshatin Velekincë, i cili projekt do të pasohet edhe me investime të tjera në këtë shkollë dhe në fshat.

Me këtë rast nënkryetari Kadriu ka thënë se kjo shkollë së bashku edhe me pesë shkolla të tjera, u është bërë zgjidhja për terrenet sportive, për të vazhduar gjatë të ardhmes edhe me investime të kësaj natyre edhe nëpër shkollat tjera të Gjilanit.

EkoHigjiena

Ai ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit ka investuar këto projekte nëpër shkolla dhe do të vazhdoj edhe më tutje në ndërtim të infrastrukturës shkollore por edhe rekreative e sportive për nxënësit, sepse sporti është pjesë shumë e rëndësishme e edukimit dhe formimit të fëmijëve.

Në këtë fshat gjithashtu janë duke u kryer punimet në infrastrukturë publike dhe do të ketë edhe investime të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe në shërbime të qytetarëve./2L ONLINE/