DYLON

Nxënësja Yllka Pireva, fituese e garave të recitatorëve “Flakadani i Karadakut 2025”

Nxënësja Yllka Pireva, fituese e garave të recitatorëve “Flakadani i Karadakut 2025”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut”, sot janë mbajtur garat rajonale të recitatorëve për shkollat e mesme.

Pjesëmarrës ishin shkollat e mesme të komunave Kamenicë, Gjilan, Kaqanik e Viti. Fituese e edicionit të 24 të këtyre garave, ishte nxënësja nga Dardana, Yllka Pireva e cila zuri vendin e parë. Vendi i dytë i takoi nxënëses Egzona Shabiu, ndërsa vendi i tretë Ejona Zenelit.

EkoHigjiena

Manifestimi “Flakadani i Karadakut”, vazhdon me aktivitetin e radhës sonte me natën e dytë të festivalit muzikor, ndërkohë nesër do të mbahet Ora e madhe letrare, si dhe nata finale e festivalit “Flakadani i Karadakut 2025” që i kushtohet dëshmorit të kombit Njazi Azemi ‘Komandant Mjekrra. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.