DYLON

Nxënesja Viola Kastrati fituese e vendit të parë të garave të recituesve në “Flakadani i Karadakut 2022”

Nxënesja Viola Kastrati fituese e vendit të parë të garave të recituesve në “Flakadani i Karadakut 2022”
Avatar photo Redaksia

Janë mbajtur sot garat rajonale të recituesve për nxënësit e shkollave të mesme.

Një fjalë përshëndetëse, në emër të Institucioneve Komunale të Vitisë e mbajti drejtoresha për Arsim Fatbardha Emini, e cila pasi ka falënderuar gjitha shkollat pjesëmarrëse, ka theksuar se angazhimi i nxënësve për dije dhe arritje profesionale, është parakusht për realizimin e amanetit të dëshmorëve.

EkoHigjiena

“Vet pjesëmarrja e juaj në garat e recituesve, është kontribut i madh që po jepni madhështi Manifestimit Flakadani i Karadakut. Ju po nderoni figurën e dëshmorit Nijazi Azemi-komandant Mjekrra, për çka po mbahet ky Manifestim. Andaj, suksese gjithë juve nxënësve pjesëmarrës në garën e sotme të recituesve”, ka thënë drejtoresha Emini.

Në emër të shkollave pjesëmarrëse, një fjalë rasti ka mbajtur edhe profesoresha Ramize Dardhishta.

Nga juria e përbërë nga profesorët e shkollave pjesëmarrëse, vendin e parë e zuri nxënësja Viola Kastrati nga shkolla e mesme e Dardanës, vendin e dytë Rina Ahmeti nga Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti dhe vendin e tretë Suela Vishi nga shkolla e mesme e Kaçanikut.

Këshilli organizativ ndau mirënjohje për të gjithë nxënësit pjesëmarrës, ndërkohë çmimet i ndau Drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, Drejtori për Kulturë, Rini e Sport Valmir Sahiti dhe Kosovare Azemi, vajza e dëshmorit Nijazi Azemi.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.