DYLON

Nxënësit vizitojnë Stacionin Policor në Gjilan

Nxënësit vizitojnë Stacionin Policor në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Me rastin e kremtimit të përvjetorit të shtatëmbëdhjetë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Stacionit Policor në Gjilan ka mirëpriti një grup nxënësish të klasave të IV dhe V-të të shkollës fillore ‘’Nazmi Hoxha’’ në Gjilan të shoqëruar nga personel mësimor i kësaj shkolle. Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen më të afërt të të rinjve me punën, misionin dhe angazhimin e Policisë së Kosovës në shërbim të qytetarëve.

Gjatë vizitës, nxënësit u njoftuan me funksionimin e stacionit policor, pajisjet e përdorura nga zyrtarët policorë gjatë punës, si dhe procedurat e ndryshme. Po ashtu, atyre iu shpjegua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe policisë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

EkoHigjiena

Zyrtarët policorë u dhanë nxënësve këshilla të rëndësishme për sigurinë në ambientet shkollore dhe në komunitet, duke theksuar rolin e tyre si qytetarë të përgjegjshëm në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me të gjitha institucionet arsimore dhe komunitetin në përgjithësi, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë dhe respektimit të ligjit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.