(2L ONLINE) – Në Gjimnazin “ Kuvendi i Lezhës” në Viti ka filluar sot mbajtja e ligjëratave me nxënësit e klasave të 12-ta që për qëllim ka vetëdijesimin e tyre nga pasojat që sjellë përdorimi i narkotikëve.
Nxënësit për së afërmi janë njohur rreth pasojave që sjellë përdorimi i narkotikeve në shoqëri, pasojave ligjore por edhe dëmin që shkakton në aspektin shëndetësor.
Ibadete Hyseni, nga Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut tha se në kuadër të planit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi është paraparë mbajta e ligjëratave që për qëllim kanë vetëdijesimin e qytetarëve për dukuritë devijante në shoqëri e një nga to sipas saj është edhe përdorimi i narkotikëve.
Ndërkaq Mehmet Mehmeti nga Policia e Kosovës në Viti ka folur për pasojat ligjore të përdorëseve, shitësve dhe prodhueseve të narkotikeve duke kërkuar nga nxënësit që të qëndrojnë sa më larg përdorimit të substancave të tilla pasi përveç se do të përballën me sanksione ligjore rrezikojnë edhe jetën e tyre.
Ndërkaq Adnan Çoçaj, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka folur para nxënësve rreth pasojave në aspektin shëndetësor që sjellë përdorimi i narkotikëve ku ndër tjerash përpos që foli për varësin nga narkotikët potencoi se përdoruesit që dëshirojnë të marrin trajtimin mjekësor do të trajtohen në mënyrë anonime.
“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti por edhe në gjithë Kosovën janë urë lidhëse për ballafaqimin me narkotikët, ndërsa trajtimi final bëhen tërësisht në mënyrë anonime” u shpreh Çoçaj.
Ai ju bënë thirrje që të mos provojnë konsumimin e narkotikeve sepse shumë shpejt mund të kalojnë në varësi e që në shumë raste përfundon me vdekje.
Ndërkaq në aspektin Social ka folur Demush Mehmeti, nga Qendra për Punë Sociale i cili ndër tjerash tha se përdoruesit e narkotikëve devijojnë në shoqëri duke shfaqur sjellje jo shoqërore.
Përndryshe këto ligjërata do të vazhdojnë në ditët në vijim me nxënësit e klasave të 12-ta që për qëllim ka vetëdijesimin e tyre nga pasojat që sjellë përdorimi i narkotikëve. /2L ONLINE/