DYLON

Nxënësit vitias arrijnë suksese të mëdha në garat e futsallit

Nxënësit vitias arrijnë suksese të mëdha në garat e futsallit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol  Haliti priti në takim nxënësit nga SH.M.F.U “ Dëshmorët e 5 Prillit”- Smirë të cilat kanë arritur suksese të mëdha në garat e futsallit.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim nxënësit dhe përfaqësuesit të Shkollës së Mesme Fillore të Ulët “ Dëshmorët e 5 Prillit” nga Smira e Vitisë, konkretisht vajzat e kësaj shkolle të cilat kanë marrë pjesë në garat e ndryshme të futsallit të cilat edhe kanë korrur suksese të ndryshme.

Me këtë rast drejtori i kësaj shkolle Xhavit Sahiti, bëri me dije se vitin e shkuar vajzat kanë arritur të rrëmbejnë edhe vendin e 2 në garat Republikane në futsall.

EkoHigjiena

Ndërkaq kryetari Haliti ju urojë për sukseset e arritura dhe potencoi se Komuna e Vitisë, do të shikoj mundësitë e përkrahjes së tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.