DYLON

Nxënësit vitias aftësohen të reagojnë në rast të tërmeteve

Nxënësit vitias aftësohen të reagojnë në rast të tërmeteve
Avatar photo Redaksia

Nxënës të shkollave të Komunës së Vitisë, po marrin pjesë në një ushtrim për reagim në rast të tërmeteve, ku edhe po bëhet simulimi i një tërmeti.

Me këtë ata po aftësohen në reagimin e duhur në rast të fatkeqësive të tilla.

Ky aktivitet pritet të zhvillohet me 250 nxënës në shkollat fillore të mesme të ulët “ Dëshmorët e Vitisë” dhe “Bafti Haxhiu” në Viti si dhe në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” dhe Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

EkoHigjiena

Ky aktivitet është organizuar nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave dhe të Qendrës së Alarmit të Gjilanit dhe nga përfaqësues të Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) nga Turqia.

Aktivitet është mbështetur edhe nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë të Vitisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.