DYLON

Nxënësit vetëdijesohen për rrezikun nga mjetet piroteknike

Nxënësit vetëdijesohen për rrezikun nga mjetet piroteknike
Avatar photo Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në kuadër të planit vjetor, është duke realizuar ligjërata vetëdijesuese me temën “Rreziku nga mjetet piroteknike” për nxënësit e Shkollave të Mesme të Ulëta në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i këtyre ligjëratave është informimi dhe sensibilizimi i nxënësve për pasojat dhe rreziqet që shkaktohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht gjatë periudhave festive.

EkoHigjiena

Pjesëtarët e FSK-së po prezantojnë shembuj praktikë, rregullat e sigurisë dhe mënyrat se si fëmijët dhe të rinjtë mund të shmangin incidentet që mund të rezultojnë me lëndime të rënda gjatë përdorimit të këtyre mjeteve.

FSK mbetet e përkushtuar në misionin e saj për sigurinë e qytetarëve dhe në ndërgjegjësimin e brezave të rinj për çështjet që prekin mirëqenien dhe shëndetin publik, njofotn FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.