DYLON

Nxënësit njoftohen lidhur me mundësitë e trajnimeve falas

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qendra Regjionale për Aftësime Profesionale dhe Zyra e Punësimit në Gjilan, gjatë kësaj jave kanë organizuar një varg takimesh me qëllim të njoftimit të nxënësve të shkollave të mesme, kryesisht të maturantëve, me shërbimet që ofrojnë këto dy institucione.

Këto takime janë organizuar me nxënësit e Shkollës Teknike “Mehmet Isai”, me Shkollën e Bujqësisë “Arbëria”, Shkollën e Arteve “Adem Kastrati” dhe me Shkollën Ekonomike “Marin Barleti”.

EkoHigjiena

Në këto prezentime, nxënësit, janë informuar, me aktivitetin e Zyrës së Punësimit, me procedurat e regjistrimit në këtë zyrë, me projektet që organizohen qoftë nga Ministria e Punës, qoftë nga donator të tjerë, e në të cilat mund të kenë qasje të

Burhan Selmani, drejtor i Qendrës Regjionale për Aftësime Profesionale në Gjilan, i ka njoftuar nxënësit, lidhur me trajnimet dhe kushtet të cilat i ofron kjo qendër. QRAP në Gjilan, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ofron trajnime për të gjithë punëkërkuesit të paraqitur si të papunë në Zyrën e Punësimit. Trajnimet që momentalisht ofron kjo qendër, e në të cilën mund të kenë qasje të rinjët janë: Administrim Biznesi, Kontabiliteti, Dizajni grafik, IT, Saldimi dhe Zrukthtaria.

Të gjitha trajnimet që ofrohen në këtë qendër janë falas si dhe qendra ka kushte shumë të mira për trajnime cilësore. Prandaj, në këto takime u është bërë thirrje të rinjëve që të shfrytëzojnë këto mundësi me qëllim të përgatitjes së tyre për tregun e punës.

Nxënësit kanë vizituar edhe objektet dhe punëtoritë në të cilat mbahen trajnimet dhe kanë shfaqur interesim për specifikat e trajnimeve. /2L ONLINE/