Nxënësit gjilanas organizojnë aksion për grumbullimin e mjeteve për Shqipërinë

Nxënësit gjilanas organizojnë aksion për grumbullimin e mjeteve për Shqipërinë

Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm, duke lënë dhjetra të vdekur dhe qindra të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.

Si rrjedhojë, qytetarë nga shumë vende, por edhe ata nga Kosova kanë nisur menjëherë grumbullimin e ndihmave me veshmbathje, shtretër, batanije, ushqime, barna dhe të tjera për t’u dal në ndihmë shqiptarëve të prekur nga tërmeti, shkruan 2LONLINE.com.

Edhe Gjilani është mobilizuar për të dhënë kontribut dhe krahas shumë pikave të mledhje së ndihmave, edhe pranë shtatores së Idriz Seferit ishte një pikë e vecantë.

Nxënësit e Shkollës Fillore “Thimi Mitko” në Gjilan ishin bërë bashkë për të mbledhur ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Orinda Sejdiu dhe Era Mahmuti thanë për 2LONINE.com se këtë e bënë në mënyrë vullnetare dhe se në fund të ditës do t’i dorëzojnë tek grupet e tjera që po i dërgojnë në Shqipëri.

“Ne e kemi marrë si iniciativë me ndihmu Shqipërinë dhe kemi përgatit edhe shkrimin dhe të tjerat për këtë pikë të grumbullimit”, thanxënësja Orinda Sejdiu nga klasa 9/3.

Kurse, Era tha: “Kemi marrë iniciativë me i ndihmu shqiptarët atje që kanë mbet pa të holla dhe pa ushqim. Pak më vonë nga ora 20:00 do të niset një autobus nga Kosova dhe ne do t’I dorëzojmë këto të holla. Pak nga ne është shumë për ata”, ka përfunduar nxënësja e klasës së 8-të.

Aksione për grumbullimin e ndihmave po vazhdon në qendër të qytetit pranë Teatrit dhe përballë tij, te shtatorja e Idriz Seferit.

Të gjitha pikat në Gjilan janë të hapura deri në ora 19:00.

KOMENTE