Nxënësit e shkollës fillore ”Dëshmorët e Vitisë” i u janë gëzuar sot një donacioni nga bashkatdhetari ynë Vezir Sylejmani i cili nga Zvicra ka sjell 20 kompjuterë. Sylejmani i cili jeton në Zhenevë të Zvicrës deri me tani si donacion i ka dhuruar Komunës së Vitisë 67 kompjuterë. Ndërsa në takimin të cilën e ka pasur sot me kryetarin Haliti ka thënë se ai do të mundohet që të sjellë edhe donacione të tjera për bashkëvendësit e tij.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot bashkatdhetarin Vezir Sylemani dhe e ka falënderuar atë për të gjitha donacionit që ai i ka bërë për qytetarët e Vitisë e në veçanti për donacionin e sotëm që ju kushtohet nxënësve vitias.
“Më të vërtetë puna dhe kontributi juaj është për çdo lëvdatë, unë ndihem krenar me bashkatdhetarët tanë cilët gjendën në mërgim dhe mendojnë për vendin e vet. Donacioni i juaj duhet të shërbej si shembull të gjithëve pasi që me të vërtetë vendi ynë ka nevojë për çdo ndihmë” u shpreh kryetari Haliti.
Ndërsa Vezir Sylejmani tha se ai do të bëjë përpjekje që të sjellë edhe donacione të tjera duke përmendur se është duke i shikuar mundësitë që të sjellë nga Zvicra karroca për persona të hendikepuar. Ndërsa Drejtori i Arsimit në Viti, Qahil Sinani tha se ky donacion ka ardhur në kohën e duhur pasi sipas tij nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Vitisë” nuk kanë qënë të pajisur me kabinet të informatikës.