DYLON

Nxënësit e shkollës së mesme në Bujanoc të pa informuar me transparencën komunale

Nxënësit e shkollës së mesme në Bujanoc të pa informuar me transparencën komunale
Avatar photo Redaksia

Të pa informuar rreth transparencës komunale janë shprehur edhe nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Riola Sulemani, nxënëse e drejtimit të mjekësisë në këtë shkollë tha se është shumë pak e informuar për transparencën komunale sepse nuk ka shfaqur asnjëherë ndonjë interes rreth kësaj dhe nuk kam pasur rast të dëgjoj për këtë temë.

Ndërsa Lorik Limani nga drejtimi i përgjithshëm theksoi se komuna e Bujanocit ka një transparencë me nivel shumë të ulët por nuk është i informuar as për aktivitetet e komunës së Bujanocit.

EkoHigjiena

Limani u shpreh se seminaret rreth edukimit të fusnkionimit të qeverisjes lokale po ndihmojnë të rinjtë shumë që të informohen dhe vetëdijesohen për shumë tema organizime e vendime komunale.

“Kemi mungesë informacioni rreth çdo ngjarje dhe organi komunal si dhe sa i përket gjeneratave të reja dhe të rinjve transparenca është shumë e ulët dhe nevoja për informim është shumë e nevojshme”, theksoi për Titulli.com, Drilon Dalipi nga shkolla e mesme.

Këta të rinj u intervistuan gjatë seminarit të “Rinia aktive në Preshevë dhe Bujanoc” të mbajtuar në Bujanoc rreth funksionimit të organeve komunale

Burimi: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.