Nxënësit e shkollës së artit prezantohen me ekspozitën virtuale “quarantine”

Nxënësit e shkollës së artit prezantohen me ekspozitën virtuale “quarantine”

Shkolla e Mesme e Artit Pamor “Adem Kastrati” në Gjilan, ka gjetur një formë kreative për të qenë aktive në këtë kohë pandemie dhe në kushte të karantinimit në të cilën janë edhe shkollarët. Për të vazhduar procesin mësimor, ata kanë punuar në këtë drejtim për të organizuar një ekspozitë kolektive virtuale dhe këtë e kanë realizuar suksesshëm.

Nxënësit e kësaj shkolle kanë organizuar të premten Ekspozitën Kolektive Virtuale me punimet e nxënësve, nga të gjitha mediumet. Ato janë prezantuar në faqen mbështetëse të shkollës në facebook. (https://www.facebook.com/Sh.M.L.ArtiPamor.faqjaZyrtare/)

SHIH PUNIMET E EKSPOZITËS:  KËTU

Në lidhje me këtë ekspozitë, 2LONLINE.com ju sjell atë se çfarë mendon drejtori i shkollës, Roland Masurica

Shkolla jonë, edhe pse në rrethana jo të zakonshme po shfrytëzon burimet alternative që kreativitetin e tyre artistik e profesional nxënësit ta shprehin përmes formave jo të zakonshme.

Çdo aktivitet është mirë i planifikuar nga aktivi profesional i shkollës. Në fundvit kemi shtim të aktiviteteve sepse shpërthen entuziazmi i nxënësve për t’i shpalos të arriturat e tyre gjatë të nxënit në shkollë.

Në periodën e dytë të mësimit, sidomos kah fundi i muajit Mars, shkolla jonë realizon një mori aktivitetesh paraprakisht të planifikuara, ku ndër tjerash feston edhe ditën e shkollës, dhe në pamundësi që këto aktivitete t’i realizoi në hapësira adekuate këtë herë kemi zgjedhur t’i shfaqim në distancë, në mënyrë virtuale.

Kushtet e “karantinimit” shpërfaqën një fenomen i cili i mobilizoi vlerat humane të artistëve, e bashkë me to edhe nevojën për t’i jetësuar ato prirje në forma të ndryshme kreative.

Pra, në këto kushte të vetë izolimit nxënësit tanë po gjejnë frymëzimin pë të shprehur kreativitetin e tyre artistik, dhe qëllimi i tyre është të përçoi reprezantimin vizuel përmes: videos, pikturës, vizatimit, grafikës, ilustrimit etj…

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit me shkollat e të gjitha niveleve, kanë siguruar mësimin në distancë për nxënësit e këtyre shkollave duke e lancuar platformën Mesojmengashtëpia e cila mbanë aktiv trekëndëshin mësimdhënës-nxënës-prindër me qëllim shkëmbimin e materialeve me bazë kurikulare.

Ne po mundohemi që me tërë kapacitetin profesional e pedagogjik të vihemi në shërbim të nxënësit më qëllim përmbushjen e ambicjeve të tyre dhe njëkohësisht mbajtjen e nivelit të performancës së shkollë.
“Artistët i krijojnë trendet, ndërsa të tjerët i ndjekin ato”.

Arti i bashkë-kohës nuk është vëtëm ekzekutim i të bukurës në një vepër artistike, por një mesazh i mohimit te parimeve estetike e cila idenë e shëndrron në mekanizëm.

Ndërsa, për konceptin e Ekspozitës, 2LONLINE.com sjell fjalën e kryetari i aktivit profesional, prof. Jeton Rexhepi

Ja fjala e tij:

“KARANTINË”

Rëndësia e artit dixhital është vlerësuese në të gjitha llojet e artit, prodhimi dhe prezantimi i të cilave përfshinë në mënyrë thelbësore përpunimin e kompjuterit. Ky izolim në distancë, lidh audiencën me artin, e kjo na bënë me dije se imazhet dixhitale dhe teknologjitë e bërjes së tingullit janë duke ndryshuar rrënjësisht kuptimin tonë për artin.

Është kjo një mënyrë e re për ta provuar botën si të papërcaktuar dhe fragmentare dhe një ndarje të kufijve tradicionalë mes artistit dhe audiencës, veprës artistike dhe procesit artistik. Megjithëse arti i bazuar në teknologji është parë si pjesë e “avangardës përfundimtare të shekullit XX” dhe arti dixhital ka qenë pjesë e botës së artit që nga fundi i viteve 1900, filozofia e artit dixhital është ende një fushë në zhvillime sipër. Në përgjithësi arti dixhital ka revolucionarizuar artin konceptual dhe median.

“Arti dixhital” i referohet artit që mbështetet në kodimin digjital të bazuar në kompjuter, ose në ruajtjen elektronike dhe përpunimin e informacionit në formate të ndryshme : tekstin, numrat, imazhet, tingujt, në një kod binar të përbashkët. Në pamje të parë, mund të duket e çuditshme të flasim për “sfida” ose “kufij” në lidhje me proceset dixhitale, të cilat lejojnë modifikimin e menjëhershëm dhe të pafund me aplikacione dhe pajisje gjithnjë e më miqësore ndaj përdoruesit.

Gjithnjë e më shumë, artistët bashkëkohorë po shfrytëzojnë aftësitë dinamike dhe të përgjegjshme të mediave dixhitale për ta bërë artin e tyre interaktiv. Kjo, edhe një herë, nënvizon rëndësinë e sanksionimit të artistit. Duke e pasur parasysh këtë dhe duke e lidhur atë me artin e kompjuterit, “një vepër është interaktive në rast se autorizon që veprimet e audiencës së saj përcaktojnë pjesërisht instancat dhe tiparet e tyre”.

Arti Dixhital ka revolucionarizuar forma më tradicionale të artit si piktura, skulptura, vizatimi, etj. I gjithë arti është teknologji; është ajo që e bënë artin njerëzor.Artistët gjithmonë kanë hasur në pengesa teknologjike. Artistët dixhital, thjeshtë kanë zbuluar mënyrën për të treguar tregimet e tyre.

Vitet 1960 ishin një dekadë veçanërisht e rëndësishme në historinë e Artit Dixhital, pasi artistët filluan të eksperimentojnë me kompjuterë. Puna e John Whitney duke përdorur funksione matematikore për të shndërruar pamjet ishte ndër artistët e parë në botë dhe ai konsiderohet si një nga “baballarët e grafikës kompjuterike”.

Edhe kjo ekspozitë e shkollës së mesme të arteve ”Adem Kastrati ”po e plotëson edhe një teknikë të re dhe po e praktikon edhe një mundësi ndryshe si pjese e rëndësishme e zhvillimeve të artit pamor në botë

SHIH PUNIMET E EKSPOZITËS:  KËTU

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka thënë se kjo është ekspozita e parë e kësaj natyre në Kosovë.

“Vlerësojmë angazhimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit menaxherial për punën e tyre në këtë kohë të Covid-19. Nxënësit e Gjilanit janë dëshmuar tashmë në fushën e artit dhe jam i lumtur që jemi kampion në nivel vendi me aplikimin e mësimit online”, ka deklaruar Gagica.

Falënderojmë nxënësit pjesëmarrës:

Albin Drainca
Agnesa Agushi
Albina Avdiji
Albnor Sejdiu
Anila Ibrahimi
Argjend Iseni
Aurela Kamberi
Bjondina Zymberi
Blinera Murtezi
Bylkizare Salihu
Djellza Uruqi
Drilona Fazliu
Edona Morina
Elketa Agaj
Elmira Abazi
Elsa Zymberi
Erblina Musliu
Ermira Demolli
Gent Hajrullahu
Idea Shefkiu
Jete Kadriu
Kaltrina Maliqi
Lauresa Thaqi
Lirind Hyseni
Orgena Kastrati
.

KOMENTE