DYLON

Nxënësit e shkollës së Artit Pamor fitues të Kupës në Garat Komunale të Futsall-it

Nxënësit e shkollës së Artit Pamor fitues të Kupës në Garat Komunale të Futsall-it
Avatar photo Redaksia

Nxënësit e shkollës së Artit Pamor “Adem Kastrati”, Gjilan, fitues të Kupës në Garat Komunale të Futsall-it.

Nxënësit përfaqësues të ekipit të nxënësve të kësja shkolle, të premtën, më: 15.11.2024, kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar “Kupën e Vendit të Parë” në garat komunale në Futsall për shkollat e mesme të larta të mbajtur në palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, befasi e kësaj gare këtë herë ishin nxënësit e shkollës së Arteve Pamore.

EkoHigjiena

Ky është një moment historik që tregon punën e palodhur, bashkëpunimin dhe përkushtimin e të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës tonë, thanë drejtuesite shkollës.

Drejtori i shkollës, Roland Masurica, priti nxënësit përfaqësues të ekipit të shkollës, të shoqëruar nga mësimdhënësja e lëndës së edukatës fizike, Arta Rexhepi, duke i falemderuar ata për rezultatet e arritura në këtë garë të Futsall-it, ne edhe pse shquhemi si shkollë e Artit Pamor morëm vendin e parë në Futsall duke befasuar të gjithë komunitetit pjesmarrës. Në veqanti falenderoj mësimdhënësen e edukatës fizike, znj. Arta Rexhepi, për udhëheqjen e shkëlqyer dhe nxitjen e vazhdueshme të nxënësve që kanë shkathtësi në fushën e sportit. Nxënësit përfaqësues të ekipit tonë i kanë edhe dy isfida përpara, garat regjionale dhe gartat Republikane në Futsall-it.

Drejtori i shkollës Roland Masurica, tha se shkolla do të bënë përpjejke për përmirësimin e kushteve insfrastrukturorë sportive më qëllim ngritjen e rezultatreve të mëtejme dhe ngritjen e aftësive të nxënësve që kanë prirje në sporte.

Urime ekipit tonë për shpirtin luftarak dhe përfaqësimin e shkëlqyer të shkollës sonë! Jeni krenaria jonë! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.