DYLON

Nxënësit e shkollës “Sahit Baftiu” në Gjilan certifikohen nga shefi francez Christophe Richard-Viton

Nxënësit e shkollës “Sahit Baftiu” në Gjilan certifikohen nga shefi francez Christophe Richard-Viton
Avatar photo Redaksia

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu” në Gjilan janë certifikuar nga shefi i njohur i kuzhinës franceze, Christophe Richard-Viton, pas një aktiviteti praktik në fushën e gastronomisë.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit përgatitën ushqime të frymëzuara nga kuzhina franceze, duke treguar përkushtim të lartë, kreativitet dhe aftësi profesionale në përgatitjen e recetave. Aktiviteti u fokusua në konceptin “Pieces cocktail, la cuisine de bistrot”, përmes të cilit të rinjtë patën mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre në një standard ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Në përfundim të trajnimit praktik, ata u pajisën me certifikata nga vetë shefi francez, i cili vlerësoi lart angazhimin e nxënësve. Sipas tij, nxënësit treguan seriozitet maksimal në punë, kreativitet dhe kujdes të veçantë ndaj detajeve gjatë përgatitjes së ushqimeve.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe mësimdhënësit dhe këshilltarët për karrierë, Rabit Miftari, Mizafere Mujku dhe Besim Xhelili, të cilët mbështetën nxënësit gjatë gjithë procesit.

Ky bashkëpunim konsiderohet një mundësi e rëndësishme për zhvillimin profesional të nxënësve dhe për përgatitjen e tyre për tregun e punës në fushën e gastronomisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.