DYLON

Nxënësit e Shkollës Fillore “Fan Noli” vizitojnë Kuvendin Komunal të Kamenicës

Nxënësit e Shkollës Fillore “Fan Noli” vizitojnë Kuvendin Komunal të Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve për transformim pozitiv shoqëror”, i cili financohet nga Komuna e Kamenicës, organizata Netëork of Peace Movement – NOPM realizoi një aktivitet të veçantë me nxënësit e klasave të pesta të Shkollës Fillore “Fan Noli” në Kamenicë.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit vizituan objektin e Komunës së Kamenicës, ku patën mundësinë të mësojnë nga afër për punën e Kuvendit Komunal.

EkoHigjiena

Ata u pritën nga Kryesuesi i Kuvendit, i cili i informoi për mënyrën se si funksionon asambleja komunale dhe rolin e saj në jetën e qytetarëve.

Nxënësit treguan interesim të madh, bënë shumë pyetje interesante dhe u shfaqën të entuziazmuar për të kuptuar më shumë rreth proceseve vendimmarrëse dhe rolit të institucioneve lokale.

Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt edukimit qytetar që në moshë të hershme dhe rritjes së vetëdijes për përfshirjen aktive të të rinjve në zhvillimin e komunitetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.