DYLON

Nxënësit e Shkollës Fillore “Dëshmorët e Kombit” vizituan ambientet e Qendrës së Karrierës

Nxënësit e Shkollës Fillore “Dëshmorët e Kombit” vizituan ambientet e Qendrës së Karrierës
Avatar photo Redaksia

Qendra e Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan, ka bërë me dije se në kuadër të dyerve të hapura ishin për vizitë nxënësit e Shkollës Fillore “Dëshmorët e Kombit” nga Livoçi i Ulët.

Nxënësit vizituan ambientet e Qendrës së Karrierës ku u njoftuan nga afër mbi rëndësinë dhe ndihmën profesionale në orientimin e të rinjve në karrierë që ofron Qendra.

EkoHigjiena

Nxënësit e klasave të nënta po ashtu vizituan të gjitha kabinetet e shkollës ku profesoreshat dhe profesorët para tyre prezantuan profilet përkatëse që janë në ShMTL “Mehmet Isai”.

“Falënderojmë drejtorin e shkollës, profesorët si dhe nxënësit e shkollës”, thuhet në njoftimin e Qendrës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.