DYLON

Nxënësit e SH.M.T. P “ Jonuz Zejnullahu” në Viti bëhen me serë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Falë një projekti të përbashkët në mes të Komunës së Vitisë, konkretisht Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dh Zhvillim Rural në bashkëpunim me projektin për Aftësitë për Punësim Rural (APR) –Helvetas Intercooperation dhe të GLV “Vitia”, sot shkolla e mesme teknike profesionale “ Jonuz Zejnullahu” në Viti është bërë me një serë. Pajisja e kësaj shkolle me serë është në interes të nxënësve të kësaj shkolle konkretisht të atyre të drejtimeve bujqësore.

Me rastin e dorëzimit të kësaj sere ishin të pranishëm, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi si dhe përfaqësues të këtij projekti. Kryetari Haliti tha se falë këtij projekti nxënësit e drejtimeve bujqësore do ta kenë mundësinë që mësimin praktik ta ndjekin në oborrin e kësaj shkollë duke potencuar se çdo investim në arsim është investim në dije dhe në të ardhmen e këtij vendi./2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.