DYLON

Nxënësit e Gjimnazit “Zenel Hajdini”, realizojnë me sukses tri projekte të rëndësishme

Nxënësit e Gjimnazit “Zenel Hajdini”, realizojnë me sukses tri projekte të rëndësishme
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit “Fushatë Avokuese”, nxënësit e Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Gjilan, në bashkëpunim me Kosovo Education Center (KEC), kanë arritur të realizojnë me sukses tri projekte me ndikim të drejtpërdrejtë tek nxënësit.

Projekti i parë, “Siguria në shkollë”, u fokusua në krijimin e një ambienti më të shëndetshëm. Në kuadër të tij u vendosën alarme kundër pirjes së duhanit në hapësirat e tualeteve. Në realizimin e këtij aktiviteti kontribuoi edhe një prind i kësaj shkolle, Din Dalipi, përmes kompanisë së tij SAS Security, i cili ofroi mbështetje financiare.

EkoHigjiena

Projekti i dytë, “Përfshirja e të rinjve në vendimmarrje”, synoi fuqizimin e zërit të nxënësve përmes materialeve vetëdijësuese dhe tabelave informuese në shkollë.

Ndërsa projekti i tretë u përqendrua në organizimin e aktiviteteve jashtë orëve mësimore, duke krijuar “Këndin e Mendimit”, një hapësirë ku nxënësit mund të shprehen lirshëm, të ndajnë ide dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre përmes diskutimeve dhe aktiviteteve kreative.

“Gjatë gjithë këtij procesi, nxënësit u mbështetën nga psikologia dhe koordinatorja e shkollës. Falënderim i veçantë për drejtorin dhe stafin mësimor për përkrahjen e vazhdueshme. Këto projekte dëshmojnë fuqinë e të rinjve kur u jepet mundësia dhe mbështetja e duhur”, thuhet në njoftimin zyrtar të shkollës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.