Gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë përballet me mungesë të teksteve mësimore profesionale në të cilin ndjekin mësimet nxënës shqiptare e serb. Ndihmës drejtori i kësaj shkolle, Adnan Hamidi deklaroi për Titulli.com se në këtë shkollë vijojnë mësimet 905 nxënës, prej tyre 30 në gjuhën serbe, ndërsa numri i të angazhuarve të personelit arsimorë është 93 prej tyre 20 mësimdhënës të gjuhës serbe.
“Edhe në këtë vit, sikurse edhe në vitet e tjera, problem kryesor është dhe mbetet mungesa e teksteve mësimore dhe mos harmonizimi i planprogamit me tekstet nga Kosova. Planprogrami nuk përputhet sidomos në lëndët histori, gjeografi, art dhe muzikë, ndërsa sa i përket lëndëve shkencore përputhet planprogrami 70 %”, theksoi Hamidi.
Mësimdhënësja e gjuhës serbe pranë kësaj shkolle, Arjanita Dalipi për gazetarin e Titulli.com është shprehur se tekstet janë të vjetruara dhe se duhet një angazhim edhe nga shkollimi paraprak i tyre.
“Unë fillimisht si të njoftohem me nxënësit ua tregoj rëndësinë e gjuhës serbe, sepse jetojmë në Serbi, deshëm apo nuk deshëm prandaj e kemi te patjetërsueshme si për punë, dokumente, spital, apo kudo që shkojmë”, tha Arjanita Dalipi.
Ajo thotë se ka vështirësi në përkthime por përparësi është se ajo është shqiptare e punon bashkë me nxënësit që kuptohen ma lehtës dhe se çdo herë pyesin për fjalë të panjohura.
“Tekstet nuk janë adekuate, janë të vështira mirëpo është duke u punuar plan programi i ri për gjuhën serbe si gjuhë joamtare, ku isha dhe në seminarin e mbajtur në Beograd, mbi përpilimin e planit dhe programit të ri, ku shpresojmë se do ta kenë më të lehtë nxënësit në të ardhmen”, pohoi mësimdhënësja Dalipi.
Linda Agushi, nxënëse pranë kësaj shkolle theksoi se profesoresha është e nacionalitetit serb dhe se mendon që është fati i mirë që nuk e ndajnë të njëjtin nacionalitet sepse kështu në një mënyrë janë të detyruar të komunikojmë vetëm në gjuhën serbe, gjë që rezulton me një sukses më të lart .
“Ne medoemos arrijmë të mësojmë fjalë të reja , të shprehemi më lirë dhe më mirë. Sa i përket përkthimit kuptohet se ka raste kur kemi vështirësi, por edhe ato i tejkalojmë duke e përdorur si ndërmjetësuese gjuhën angleze, ose edhe me gjeste dhe mimika”, është shprehur Agushi.
Edhe për nxënsen Medine Kamberi mësimi i gjuhës serbe behët me vështirësi edhe atë me 2 orë mësimi në javë.
“Mësimdhënësja mundohet të shpjegojë qartë por prapëseprapë shumica e shokëve të klasës vështirë arrijnë ta kuptojnë. Ligjërimi i profesoreshës së gjuhës serbe e ka të mirën e vet, sepse ne dëgjojmë vazhdimisht vetëm serbisht dhe është e domosdoshme mësimi i gjuhës, kurse nga mësimdhënësi shqiptar numri i nxënësve që e kuptojnë do të ishte edhe më i madh dhe më lehtë do të përvetësohej edhe njësia mësimore edhe përkthimi”, pohoi Medina Kamberi.
Gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë ka gjithsejtë 34 paralele prej tyre 4 paralele me mësim të gjuhë serbe dhe se problem kryesor mbetet mungesa e teksteve mësimore.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=18943