Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e festës së Pavarësisë, sot në Shtëpinë e Kulturës në Viti, u mbajt një Orë letrare e nxënësve të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”.
Këtë Orë letrare e shpalli të hapur zv. kryetari I komunës së Vitisë Hasan Aliu, i cili njiherit u uroj suksese nxënësve pjesëmarrës të kësaj ngjarje. Nxënësit u paraqiten me poezi dhe ese, të cilat edhe do të vlerësohen nga juria e përbërë nga profesorë të këtij Gjimnazi.