Nxënësit e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti po tregohen të suksesshme edhe në disiplinat e ndryshme sportive dhe atë në kuadër të garave shkollore ku po rrëmbejnë kryesisht vendet e para.
Vetëm në garat të cilat janë organizuara në bazë të vitit kalendarik 2018-2019 në disiplinat që ishin të parapara të zhvillohen në tre mujorin e parë të vitit shkollor nga Federata e Sporteve Shkollore të Kosovës si: Futsall, shah dhe Pingpong kjo shkollë ka arritur këto rezultate:
Futsall meshkujt arritën këto rezultate :
Niveli i garave komunale vendi i parë, niveli regjional vendi i parë , niveli republikan vendi i dytë.
Futsall femrat arritën këto rezultate :
Në garat e nivelit republikan fermat arritën të hynë në mesin e 6 shkollave më të mira në Kosovë.
Shahu meshkujt dhe ferma arritën këto rezultate:
Niveli i garave komunale vendi i parë, niveli i garave regjional vendi i parë , niveli i garave republikane vendi i parë.
Pingpongu- meshkujt arritën këto rezultate:
Niveli i garave komunale vendi i parë, niveli i garave regjional vendi i parë, niveli i garave republikane vendi i parë. Ndërsa femrat në Pingpong arritën në nivel Regjional
vendin e dytë.
Përndryshe në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtyre garave kanë qenë të përfshirë mësimdhënës vitias të lëndës së Edukatës Fizike të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit si dhe përfaqësues të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.