DYLON

Nxënësit e Gjimnazit i prezantojnë kryetarit Hazirit projekte të ndryshme

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Një grup i nxënësve të shkëlqyeshëm të gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan, në krye me profesoreshën e Edukatës Qytetare, Tevide Ahmeti, janë takuar sot me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin.

Në takim, nxënësit kanë simuluar detyrën e kryetarit të Komunës para kryetarit Haziri, duke ia paraqitur projektet e ndryshme që kanë paraparë të bëjnë në të mirë të qytetarëve.

EkoHigjiena

Nxënësit i dorëzuan kryetarit Haziri disa projekte që kryesisht lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve, duke filluar nga trafiku urban, projekt për riciklimin e mbeturinave, të shisheve të plastikës si dhe projekt për energjinë solare.

Nxënësit theksuan se projektin për riciklimin e mbeturinave e kanë marrë nga Danimarka, duke thënë se me këtë fitohet energji dhe nxemje. Ata thanë poashtu se kanë bërë edhe një projekt për mbjelljen e 40 fidaneve.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar nxënësit për rolin e tyre dhe për projektet e ofruara, duke i inkarajuar që të vazhdojnë të jenë aktiv në projekte të ndryshme në të mirë të qytetarëve.

“Unë edhe sa kam qenë kryetar menjëherë pas luftës, në njërën nga ditët e vitit ua kam dhënë mundësinë nxënësve që ta luajnë rolin e kryetarit të Komunës dhe të paraqesin projektet e tyre. Këtë do ta bëjë edhe tash. Do të caktojmë një ditë dhe do ta zgjedhim një ekip të nxënësve dhe njëri prej jush do të jetë kryetari, e të tjerët do të punojnë në zyret e tjera. Do të mundohem që të takoheni atë ditë edhe me ambasadorin e Danimarkës, për t’ia paraqitur projektin për riciklimin e mbeturinave”, ka thënë me këtë rast kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.