Nxënëset e shkollës “Thimi Mitko”, Elsa, Vesa e Andolena shkëlqejnë në garat e fizikës

Nxënëset e shkollës “Thimi Mitko”, Elsa, Vesa e Andolena shkëlqejnë në garat e fizikës

Sikurse edhe në shumë komuna tjera të Kosovës edhe në Gjilan janë mbajtur Garat Komunale të Fizikanëve të Rinj 2020. Ndihmuar nga Shoqata Kosovare e Fizikës, garat komunale i organizuan DKA-të e komunave përkatëse, e në Gjilan ndër të dalluarit në këtë garë dolën të jenë fizikanët e shkollës “Thimi Mitko”, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Siç bëhet e ditur, në Gjilan në garat komunale të fizikës në Gjilan, për klasat e IX-ta, tri vendet e para u rrëmbyen nga nxënësit e shkollës fillore “Thimi Mitko”.

Elsa Kqiku, vendi i parë me 100 pikë
Vesa Hasani, vendi i dytë me 95 pikë
Andolena Veseli vendi i tretë me 90 pikë

Fitueset janë vlerësuar lartë nga shkolla dhe mësimdhënëset e fizikës të cilët e kanë shprehur bindjen e tyre se këto nxënëse do të vazhdojnë me suksese edhe në Garat Republikane të Fizikanëve të Rinj 2020.

Përndryshe, në një lajmërim të tyre, Shoqata Kosovare e Fizikës ka vendos që Garat Republikane të Fizikanëve të Rinj 2020 të mbahen më 1 shkurt 2020 në ora 11.00 në Departamentin e Fizikës të FSHMN në Prishtinë, transmeton 2LONLINE.com.

Sivjet, detyrat për klasat IX, X, XI dhe XII në Garat Republikane të Fizikanëve të Rinj 2020 do të jenë kryesisht nga njësitë mësimore të gjysmëvjetorit të parë.

KOMENTE