DYLON

Nxënës nga“Future School” vizitojnë Bibliotekën e Qytetit “Fan S Noli”

Nxënës nga“Future School” vizitojnë Bibliotekën e Qytetit “Fan S Noli”
Avatar photo Redaksia

Sot, nxënës nga “Future School” e vizitoi Bibliotekën e Qytetit “Fan S Noli” në Gjilan.

“Future School” është duke e mbajtur kampin veror të këtij viti.

EkoHigjiena

Me dëshirën e nxënësve, nën udhëheqjen e Festa Shabanit dhe mësueseve të tjera së bashku me grupmosha të ndryshme të nxënësve, u njoftuan për zhvillimin e bibliotekës, për librat e fëmijëve, vizituan sallat e leximit dhe gjithashtu qëndruan në “Sallën e fëmijëve” për të lexuar disa nga librat e përzgjedhura së bashku.

Gjithashtu, prezent ishte drejtori Qazim Azizi dhe punonjës të tjerë të bibliotekës ku me shumë dëshirë i ndan informacionet tek nxënësit e pranishëm.

Biblioteka bëhet shumë e këndshme kur mbushet me buzëqeshjen e dëshirën e madhe për të lexuar të fëmijëve!

Biblioteka e Qytetit “Fan S Noli” Gjilan 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.