DYLON

Nwabueze fiton zemrat e ‘Intelektualëve’, ka një premtim pas derbit

Nwabueze fiton zemrat e ‘Intelektualëve’, ka një premtim pas derbit
Avatar photo Elife Sherifi

Sulmuesi nigerian me shtetësi amerikane Kyrian Nwabueze ka realizuar golin e tij të parë te Drita, në ndeshjen derbi kundër Gjilanit.

Duke shënuar një gol në këtë derbi kaq të rëndësishëm, Nwabueze duhet ta dijë se me të i fiton dyfish zemrat e tifozëve.

Në një prononcim pas ndeshjes Nwabueze është shprehur i lumtur me golin e realizuar, ndërkohë që ka premtuar që do ti ndihmojë skuadrës edhe me shumë gola të tjerë.

EkoHigjiena

“Jam i gëzuar për fitoren sigurisht. E kemi ditur se si do ti qasemi ndeshjes. Kemi luftuar dhe kemi merituar fitoren. Te Drita jam për të shënuar sa më shumë gola dhe së bashku me ndihmën e ekipit do të shënojë sa më shumë, pasi që bashkëlojtarët janë shumë të mirë, njerëzit këtu dhe tifozët ”, deklaroi Nëabueze pas ndeshkes.

Nwabueze realizoi golin e dytë të bardh e kaltërve që riktheu epërsin vetëm 2 minuta pasi ishin barazuar shifrat dhe solli gëzimin e paparë te tifozët ‘Intelektualët’.

Të gjithë golat në karrierë janë të rëndësishëm, por te futbolldashësit dhe tifozët golat kundër rivalit lokal janë gjithmonë më të ëmbël.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.