Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, po përgatitet për meçin e tij të rëndësishëm që e pret në muajin shtator. Seferi që bokson në kategorinë cruseir në versionin WBO shpreson se do të jetë në pikën më të lartë të formës para sfidës me boshnjako-kroatin Damir Beljo.
“Vazhdojnë përgatitjet e mia intensive për ndeshjen e radhës. Pa dyshim ndeshja e karrierës më pret me 15 shtator 2015 në Mostar”, shkruan Nuri Seferi në profilin e tij në facebook.