DYLON

Numri i të vaksinuarve në Gjilan ka arritur në 17 mijë e 697

Numri i të vaksinuarve në Gjilan ka arritur në 17 mijë e 697
Avatar photo Redaksia

Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 25 raste aktive me COVID-19, ka bërë të ditur kryetari, Lutfi Haziri.

Ndërkohë, Haziri ka bërë të ditur se numri i qytetarëve të cilët janë vaksinuar deri më sot është 17697.

EkoHigjiena

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë e imunizimit kundër këtij virusi.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 është si vijon: nga 22098 testime, 6554 kanë rezultuar pozitivë, 6382 janë shëruar, 147 qytetarë e kanë humbur betejën, 17 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, ndërkaq 15 mostra janë në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.