DYLON

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan bie në 96, apelohet për kujdes të shtuar

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan bie në 96, apelohet për kujdes të shtuar
Avatar photo Redaksia

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajlit, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin ditor të përballjes me pandeminë.

Ismajli bëri të ditur e numri i rasteve aktive në Gjilan bie në 96, ndërkaq u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit.

EkoHigjiena

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 10020 mostra, 3511 kanë rezultuar pozitivë, 3307 janë shëruar, 108 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 96 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 12 persona dhe 178 mostra në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.