DYLON

Numri i aksidenteve, në pesë ditët e para të këtij viti!

Avatar photo Redaksia

Pesë ditët e para të vitit 2015, kanë shënuar një numër të madh të aksidenteve rrugore. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, për pesë ditët e para, në rrugët e Kosovës, të këtij viti, janë shënuar 246 aksidente.

Prej tyre, 205 kanë përfunduar pa të lënduar, ndërsa 41 aksidente të cilësuara më lëndime. Ndërsa, me fatalitet ka përfunduar një aksident, ku një person ka humbur jetën, transmeton Telegrafi.

EkoHigjiena

Sikurse vitin që e lamë pas, edhe në këtë fillim vit, Policia e Kosovës ka qenë mjaftë dorëlëshuar në shqiptimin e tiketave.

Numri i gjobave të shqiptuara, ditët e para të vitit 2015, nga policët kosovarë, ka qenë 1587.

Ndërkaq 39 është numri i të arrestuarve, prej 1 deri më 5 janar, për ata që kanë bërë shkelje të rregullave në trafik. Ndërsa, numri i personave që janë në mbajtje gjatë kësaj periudhe kohore, është 28.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.