DYLON

Numër rekord: Rreth 7.000 emigrantë mbërrijnë në Preshevë

Avatar photo Redaksia

Brenda 24 orëve të fundit, përmes Qendrës për pranim në Preshevë kanë kaluar 7.000 emigrantë, që është një numër rekord. Emigrantët po vijnë përmes Maqedonisë në grupe më të mëdha, ndërsa më së shumti ka nga Siria, Afganistani dhe Iraku, njofton televizioni publik i Serbisë, transmeton Titulli.com.

Për momentin në Preshevë po presin për regjistrim rreth 4.000 të ikur nga Lindja e Mesme.

EkoHigjiena

Regjistrimi është i obligueshëm dhe gjithnjë e më shumë po rritet numri i personelit në Qendrën për pranim, në mënyrë që të gjithë emigrantët, në kohën më të shkurt të fitojnë dokumentet, ushqimin dhe ndihmën mjekësore.

Ekipet e Kryqit të Kuq në Preshevë dje dhe sot kanë shpërndarë rreth 3.000 mushama për mbrojtje nga shiu dhe po aq ushqim.

Megjithatë vërehet mungesë e rrobave të trasha dhe këpucëve, para së gjithash për fëmijë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.