Nuland me sinjal të qartë për institucionet e Kosovës
Mesazhi i ndihmës sekretares amerikane, Victoria Nuland për themelimin e Gjykatës Speciale, sipas njohësve të zhvillimeve politike, është një sinjal i qartë për institucionet e Kosovës.
Njohësit e zhvillimeve politike, e shohin vizitën e ndihmës sekretares amerikane të shtetit Victoria Nuland në Kosovë si një sinjal të qartë dhe të drejtpërdrejtë të administratës amerikane, për seriozitetin e themelimit të Gjykatës Speciale, transmeton RTKlive.
Analisti Artan Muhaxhiri thotë se vizita e saj është një shenjë që ky proces duhet të përfundojë sa më shpejt. Muhaxhiri thotë se ndërkombëtarët nuk mund të presin shumë kohë nga institucionet e Kosovës për themelimin e kësaj gjykate, duke e pasur parasysh që proceset e tilla janë të kushtueshme.
Kurse, eksperti i çështjeve kushtetuese, Flamur Hyseni, thotë se institucionet e Kosovës, veçmas Kuvendi i cili dështoi që ta themelojë Gjykatën Speciale ditë më parë, duhet ta marr shumë seriozisht mesazhin që solli në Kosovë Victoria Nuland. Hyseni pret reflektim të Kuvendit pas mesazheve të ndihmës sekretares Nuland.
Për më tepër:
http://www.rtklive.com/index.php?id=2&r=36482
