DYLON

Nuk vijë për premtime boshe, por me një karrierë të ndërtuar dhe përvojë profesionale të ndershme

Nuk vijë për premtime boshe, por me një karrierë të ndërtuar dhe përvojë profesionale të ndershme
Avatar photo Redaksia

/Xhevat Bekteshi kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK/

Të dashur qytetarë të Gjilanit, të dashur qytetar të zonës urbane e zonave rurale!

Në këtë garë për Asamblenë Komunale, nuk jam kandidat i rastit. Nuk vijë për premtime boshe, por me një karrierë të ndërtuar mbi 4 dekada kontribut kombëtar dhe mbi 24 vite përvojë profesionale të ndershme.

Unë nuk kam ndërruar ngjyrë politike sipas interesave. Nuk kam heshtur kur është dashtë të flas. Nuk e kam përdorë kurrë qytetarin për t’u ngritur vetë, kam zgjedhur punën profesionale, edukimin e arsimimin, Si inxhinjer, drejtor departamentesh të nivelit qeveritar dhe si punonjës arsimor, profesionalen e kam pasur adut të zhvillimit tim, familjes sime dhe shoqërisë e vendit tonë.

Jam nga Livoçi i Ulët, vend që e dua dhe dua ta shoh që trajtohet me dinjitet – njësoj si gjithë qytetarët e këtij vendi.E mjaftueshme është periudha 25 vjeçare,ku pa përjashtim të gjithë menagjuesit e pushtetit nuk e kan përfillur zhvillimin normal dhe koherent të tri elementeve kyqe të jetës.

Me kanalizime nga Lagjja e Tetë, Pasjaku, Livoçi i Epërt dhe qindra e qindra shtëpi nga Kodra e Djegur na janë ndotur shtëpitë, toka e uji-lumi Livoçit, ku si pasoje jetojmë në ajër të kontaminuar që ka rreziqe për smundje të shumta, që janë pasojë e neglizhencës komunale dhe papërgjegjësisë qytetare.Me një fjalë një fshati me afër 4 mijë banor i lidhur me qytetin i është bër e pamundur jeta normale dhe dinjitoze në shtëpi dhe vendin e vet amë, që jeton aty me shekuj.

Na është cunguar toka e zonës katastrale nga Komuna e Gjilanit dhe ajo e Parteshit. Na janë marrur me qindra hektar tokë pa u konsultuar asnjë herë me qytetarinë e Livoçit.

Dmth tri elemntet më të rëndësishme për jetën e njeriut janë prekur deri në rrezikshmëri dhe pasiguri totale për Livoçin dhe qytetarinë e tij. Janë këto tri elementet bazë, që më kan shtyrë të hyjë në garën zgjedhore.

Përballë jush dal me një program të qartë dhe të domosdoshëm, që synon zgjidhje konkrete, e jo fjalë të lehta para zgjedhjeve (dhe nuk janë vetëm këto…!?) :4 zotime që i mbaj me përgjegjësi:

Livoçi i Ulët të bëhet pjesë e zonës urbane të Gjilanit

– me infrastrukturë, investime, ndriçim publik dhe trajtim të barabartë

Arsim cilësor dhe bursa dinjitoze për studentët tanë

– sepse rinia duhet të përkrahet, jo vetëm të lavdërohet

Shpërblim për çdo lindje në maternitetin e Gjialnit

– si mbështetje për familjet dhe nxitje për rritje të natalitetit

Heqje tatimi për shtëpinë e parë

– për të ndihmuar të rinjtë dhe familjet e reja që po përballen me çmime të lart

Më 12 Tetor,qytetar të nderuar,student të dashur,votues të përgjegjshëm zgjidhni jo kandidatët që shfaqen vetëm në fushatë, por ata që e njohin jetën reale dhe ju përfaqësojnë me dinjitet dhe ndërtojn dhe zhvillojnë vendin për ju, për familjet dhe fëmijët e juaj.

Votoni Xhevat Bekteshi – VOTO 174-2✅

Për një zë të fortë në Asamblenë e Gjilanit

Për Dritë në Komunë, për dritë në qytet,për dritë në çdo fshat e lagje!