• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë Zgjedhjet Lokale

Nuk do të jem një dorë që ngritët për interesa të grupeve, por një zë që përfaqëson njerëzit me halle

Redaksia 2LONLINE 20 Tetor, 2017 2 min
 Nuk do të jem një dorë që ngritët për interesa të grupeve, por një zë që përfaqëson njerëzit me halle

Edhe nëse zgjidhem vendimmarrëse më 22 tetor, unë do të mbeten njëra nga ju për katër vjetët e ardhshëm. Edhe nëse nuk marr besimin e qytetarëve për të hyrë në asamblenë komunale, unë do të mbetem njëra nga ju edhe pas 22 tetorit. Në asamblenë komunale nuk do të jem një dorë që ngritët sipas sugjerimeve të shefave, por një zë që vjen nga shtresa e njerëzve me halle.

XHYLIJE IBRAHIMI

Do të jem zëri i nënave që thërrasin për drejtësi në punësim, do të jem zëri i familjeve të varfra, të cilat kanë humbur asistencën sociale për shkak se fëmija i tyre ka mbushur 5 vjet, do të jem zëri nënave të reja, që për të rritur fëmijët duhet të bëjnë punë jashtë profesionit të tyre dhe me pagesa minimale.

Do të jem, po ashtu zëri i pensionistëve që nuk mund të sigurojnë as barnat për sëmundjet e tyre, e lere më të mendojnë për ndonjë dhuratë për nipër e mbesa, do të jem zëri i gruas shtëpiake, që ka ëndrrat e saj për të ardhmen, do të jem zëri i fëmijëve që ëndërrojnë të kenë një shtëpi të tyre dhe të mos varen nga mëshira e qiradhënësit.

Do të jem zëri i vajzave beqare që nuk duan të jenë barrë e familjes, i grave të shkurorëzuara e pa të drejta pronësie.

Do të jem zëri kritik i atyre që përfitojnë në emër të barazisë gjinore, ndërsa për barazinë gjinore flasin vetëm atëherë kur u duhen votat e grave.

Do të jem zëri i juaj për të gjitha brengat dhe nevojat. Nuk do të jem vetëm një dorë që ngritët sa për t`ua bërë votat atyre që në politikë dhe vendimmarrje kanë hyrë për interesa personale, familjare, partiake e klanore.

sponsorizuar PD

Etiketa:PD Xhylije Ibrahimi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

4 Korrik, 2022
Art/Kult

PLEPISHTA E FËMIJËRISË

4 Korrik, 2022
Nacionale

Ja cilat vendime i mori sot Qeveria e Kosovës

4 Korrik, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti mirëpriti delegacionin nga shteti i Iowa-s

4 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Partia e Drejtësisë sonte përmbylli fushatën zgjedhore në Gjilan

15 Tetor, 2021

Mrika Krasniqi Shala kërkon besimin tuaj për asamble komunale!

14 Tetor, 2021

Berisha i PD-së premton angazhimin e tij për zvogëlimin e kabllove të rrymës në shtyllat elektrike

10 Tetor, 2021

Ferid Agani fton gjilanasit t’i mbështesin kandidaturat e PD-së për asamblenë komunale të Gjilanit

10 Tetor, 2021

Berisha i PD-së, premton bashkëpunimin e tij me Inspektoratin e Punës

9 Tetor, 2021

Lagjet “Reshat Ymeri”, “Aleks Buda” dhe “Musa Zajmi” janë lënë në mëshirë të fatit

8 Tetor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
edi[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com