Nuk pritet që këtë javë të krijohen rrethanat për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Kryesia do të mblidhet të hënën për të caktuar rendin e ditës së mbledhjes së ardhshme të Kuvendit.
Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar që ajo t’i procedojë për votim ndryshimet kushtetuese, nëpërmjet të të cilave themelohet Forca e Armatosur e Kosovës. Thaçi, ka theksuar se minoritarët tashmë nuk janë pengesë për të kaluar amendamentin që ka të bëjë me këto forca, dhe i cili ka marrë dritën jeshile edhe nga Gjykata Kushtetuese, shkruan sot Koha Ditore.