/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime që ka ndodhur në Gjilan. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se nga hetimet e para mësohet se deri te aksident i trafiku me lëndime ka ardhur ku automjeti BMW, me targa 06, drejtuar nga vozitësja, shtetase e Kosovës duke mos respektuar rrugën me përparësi kalimi godet automjeti Mercedes me targa 06, me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri i veturës Mercedes pësojnë lëndime trupore.
Rasti procedohet në Prokurorin Themelore. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/