DYLON

Nuk reagova për poenë politikë por për ndërgjegjësimin tonë si shoqëri

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Dua sinqerisht të sqaroj që reagimi im lidhur më trajtimin e femrës gjatë emërimit të drejtorëve të komunës nuk ka të bëjë aspak më akuzën e opozitës drejtuar pushtetit por është zë i pastër i femrës, është brengë e një gruaje të komunës tonë për të mbrojtur të drejtat e llojit të saj e që janë gratë e kësaj komune. Pra, do të doja të kuptohem drejtë, nuk e bëra dhe nuk do ta bëj asnjëherë për pikë politike por e bëra për ndërgjegjësimin tonë si shoqëri. Opozita e sotme e ka rastin që të reagojë nga forumet e saj të gruas dhe nga zyrat e saja të informimit dhe do të duhej ta bënte patjetër (së paku unë kështu mendoj).

E thashë që as PDK  nuk ishte për me i “marrë mësysh” në këtë aspekt, por sadopak kishte dy femra të emëruara drejtoresha e që ishin të zgjuara dhe punëtore që erdhën si emërime nga kryetari me prejardhje nga PDK.  Kjo është për respekt krahasuar me zero emërime femrash që i bëri kryetari i tanishëm. E ka rastin të korrigjohet sadopak më drejtoratin e DKRS. Të shohim.

EkoHigjiena

Sa i përket zgjedhjes së kryesueses së kuvendit (e që nuk është emërim i kryetarit), këtë e përshëndes, e mirënjohim patjetër dhe e përgëzojmë LDK-në së pari për hapësirën që i është krijuar femrës për punë në forumin e gruas e pastaj edhe për propozimin dhe votimin e kryesueses me c’rast këtë të fundit e uroj publikisht.

Por, këto janë dy çështje të ndara. Ne e patëm fjalën për nivelin e të emëruarve të lartë të kryetarit në ekzekutiv pra, për drejtorët. Këtu, sado që të mundohemi të improvizojmë vetëm sa do ta “kallaitim” edhe më keq sepse akti tashmë është i njohur për publikun dhë thonë “katundi që shihet kallauz nuk do”.

E sa i përket liderizmit të kryetarit që qenka aq kompleks e me “shumë të panjohura” dhe si i tillë edhe sipas jush na qenka vështirë i deshifrueshëm për njerëzit e thjeshtë që kryetarin e votuan me shumicë votash, pale të shohim. Deri këtu, kryetarin vetëm mund ta përgëzojmë për numrin e madh të votave që mori, për pritjen e gjatë ceremoniale të qytetarëve në zyrën ë kryetarit, për seancën në të cilën u zgjodh kryesuesja e KK dhe për emërimin e vonuar dhe (për mua) jo të qëlluar të drejtorëve të komunës.

Megjithatë, kryetari pas shumë vitësh të punës në të dy nivelet e qeverisjes, tashti do të duhej ta ketë një përvojë tjetër që pretendojmë të na kthehet në dobi neve qytetarëve të Gjilanit.

Qytetarët detyrën e tyre e kryetën  me datën Një Dhjetor 2013 duke e votuar me shumicë votash dhe duke e fuqizuar për kryetar të komunës e tashti ai është në potez. I mbetet kryetarit që besimin qytetar të e kthejë me realizim dhe përparim të mirë të komunës e sidomos me hapjen e mundësisë për investime e punësim (mos të harrojmë sërish – të femrës posaçërisht). /2lonline/

Mimoza Shkodra- Bislimi

Lexo  lidhue me këtë edhe:

Mos u tutni, LDK e Gjilanit dëshmoi se i beson pozita të larta gruas!

Përfaqësimi i femrës në këtë qeverisje është zhgënjyes

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.