DYLON

Nuk nuhasni dot këto gjëra? Ja çfarë rrezikoni

Avatar photo Redaksia

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi se humbja e shqisës së nuhatjes mund të jetë shenjë e vdekjes së parakohshme. Kjo sipas një studimi të shtrirë në kohë, ku u morën në vëzhgim 3 mijë persona, të moshave nga 57 deri në 85 – vjeç, të realizuar nga Universiteti i Chicagos.

Shkencëtarët i kërkuan pjesëmarrësve në studim që të identifikonin aroma si ajo mente, peshk, portokall, trëndafil dhe lëkurë. 39 përqind e atyre që kishin nuhatjen më të keqe, vdiqën brenda 5 viteve.

EkoHigjiena

Megjithatë, sipas ekspertëve, humbja e shqisës së nuhatjes jo gjithnjë është tregues i vdekjes së parakohshme, shkruan tvklan. Shpesh mund të jetë shenjë e një ftohjeje të rëndë.

Profesori Jayant Pinto që udhëhoqi këtë studim, shpjegon se problemi me nuhatjen është vetëm një shenjë paralajmëruese e dëmtimit të sistemit imunitar.

“Të dhënat tona mund të jenë një ndihmë e madhe për testimet klinike, një mënyrë e shpejtë dhe e lirë për të identifikuar pacientët më të rrezikuar”, shprehet Pinto.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.