Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ka bërë të ditur për nj rast të klasifikuar si “rrezik i trafikut publik”, që është regjistruar në rrugën “Abdulla Tahiri”në Gjilan.
Sipas policisë, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar/ shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti duke vozitur automjeti, me një shpejtësi të madhe, nuk është ndalur në një pikë kontrolli me këtë ka vazhduar në drejtim të zyrtarëve policorë duke i rrezikuar, por pa ndonjë pasojë.
Pas ndalimit dhe intervistimit nga policia i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.