Nuk ndalen gjobitjet: Për një ditë mbi 2 mijë e 355 gjoba trafiku
Po thuajse nuk ka ditë që nuk raportohen mbi 2 mijë gjoba trafiku që shqiptohen brenda 24 orëve. Edhe në raportin e fundit ditor të Policisë së Kosovës, janë raportuar 2 mijë e 355 gjoba trafiku të shqiptuara nga ana e policisë.
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 355 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, transmeton 2LONLINE.com.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 48 aksidente trafiku, 18 me lëndime dhe 30 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 7 persona, 3 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
