Duke iu referuar statistikave policore, brenda një jave, në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 18 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 592 tiketa gjobitëse.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, (13.05.2020 deri më 19.05.2020) në këtë rajon ka pasur 18 aksidente trafiku, nga të cilat 9 me lëndime në njerëz dhe 9 të tjera aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Zëdhënësi Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 592 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin, transmeton 2LONLINE.com
Përndryshe, brenda kësaj periudhe janë regjistruar 26 incidente dhe janë arrestuar 32 persona.