DYLON

Nuk mundë të ketë Mitrovicë Veriore e mos të ketë Kosovë Lindore

Nuk mundë të ketë Mitrovicë Veriore e mos të ketë Kosovë Lindore
Avatar photo Redaksia

Javën e kaluar top temë përveç “Murit të turpit” në Mitrovicë të Kosovës, ishte dhe letra e dërguar Tomisllavit (Kryetar i R. të Serbisë) dhe z.Aleksandër (Kryeministër i R. të Serbisë) nga ana e Kongresistit republikan në SHBA, Dana Rohrabacher, kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme në Evropë, ku kësaj letre i ishin përgjigjur si në kor i pari se “Nuk e japim as Jugun as Veriun”, e ky i dyti se “Presheva dhe Mitrovica janë Serbi”!

Si duket Kongresisti republikan, Dana Rohrabacher, nuk zbulon asgjë të re përveç asaj se çfarë kishin konstatuar që në vitin 1914 komisioni ndërkombëtar i ashtuquajtur Komisioni Karnegi , për pozitën e Rajonit të Luginës së Preshevës dhe Luginën e Vardarit.

EkoHigjiena

Për dëshmi lexuesve të kësaj web faqe dhe të gjithë atyre të interesuarve lidhur me këtë çështje po i sjellim dëshmitë,, faktet dhe dokumentet nga Raporti i këtij Komisioni me anëtar nga Austria, Franca,Gjermania, Britania e Madhe,Rusia dhe SHBA , në këte përbërje:

Këto dëshmi

janë pjesë e dëshmive nga Ky Raport prej mbi 470 faqesh që flasin për dëshmitë, rrethanat, krimet dhe pozitën rajonale të LUGINËS SË PRESHEVËS DHE LUGINËN E VARDARIT, menjëherë pas Luftës së dytë botërore.

Raporti Serbinë e njeh si SERVI. Andaj, si duket Kongresisti republikan , Dana Rohrabacher, nuk kërkon asgjë të re përveç asaj çfarë do duhej të kishte ndodhur që në vitin 1914, nga Komisioni ndërkombëtar kompetent i caktuar enkas për çështjet e Ballkanit, pjesë e së cilës është edhe Lugina e Preshevës. Nuk mundë të ketë Mitrovicë veriore e mos të ketë Kosovë Lindore.

Ylber Aliu-Avokat i komunës-Preshevë
Burimi: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.