/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në Kamenicë është njoftuar nga ankuesi mbikëqyrës i një ndërmarrje ndërtimore e cila ka fituar tenderin për kryerjen e punëve të mbetura në objektin e ri të Kuvendit Komunal në Kamenicë se aty janë ndërprerë punët për shkak të pengesës nga ana e tre punëtorëve.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se nga hetimet e para të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes mësohet se tre ish punëtorët-rojet e këtij objekti kanë shkuar aty dhe nuk kane lejuar që të zhvillohen punime me arsyetimin se firma “ndërtimore” nga Republika e Kroacisë që ka qenë më herët përgjegjëse, dhe e njejta tani ka falimentuar dhe e ka humbur të drejtën për vazhdimin e punëve, sipas deklaratave të punëtorëve-rojtarë, iu ka mbetur atyre borgj mbi 20 paga.
“Edhe përkundër udhëzimeve se rasti i tillë duhet të ndiqet me padi në gjykatë, tre të dyshuarit nuk kanë pranuar ta lëshojnë objektin ku kryheshin punët. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarave të shqiptohet masa e ndaljes në kohëzgjatje prë 48 orëve. Rasti procedohet në Gjykatë”, thotë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/